Muzeu i Dibrës, në tre pavionet e tij 80% e objekteve të ekspozuara, origjinale

Muzeu i Dibrës është krijuar dhe funksionon si institucion që nga viti 1964. Në fillim si një pavion me dokumente historike dhe në vitin 1987 i është bashkuar pavioni më i madh që është ai i etnografisë.
Në godinën ekzistuese është vendosur në vitin 2010. Ekspozitat e muzeut përbëhen nga pavioni historik, arkeologjik dhe etnografik të cilat përshkruajnë të gjithë materialin shpirtëror dhe historik të Dibrës nga periudha e hershme neolitike deri më sot
Përgjegjësja e muzeut Morena Ruci, na tregoi më tepër rreth këtyre pavioneve.
“Në Pavionin arkeologjik kemi pitusa kontkretisht atë që është gjetur në kalanë e Grashdanit. Kemi helmetën që i përkon periudhës ilire. Stendën që flet për pavarësinë e shqipërisë. Në odë kemi oxhakun i cili qëndron në filli të odës, po ashtu edhe sofrën“, tha Ruci.
Ne pavionin historik shfaqet Dibra në periudha të ndryshme që nga hapja e shkollave deri tek periudha e çlirimit të Dibrës nga nazifashistët.
Viti 2023, në dy muzetë, atë të Dibrës dhe në muzeun e vogël në fshatin Sinë, vendi i origjinës së Kastriotëve, u mbyll me 2600 vizitorë.
Muzeu është ne qendër të Peshkopisë, rreth 30 metra nga bulevardi kryesor. Rreth 80% të materialeve që ekspozohen te stendat e muzeut janë origjinale.
/rtsh/