E Hënë, 2 Nëntor 2026

Malaj: 900 milionë lekë për ofrimin e librave falas në arsimin bazë

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se për ofrimin e librave falas për arsimin bazë do të akordohen 900 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Malaj theksoi se fondet në dispozicion të sektorit të arsimit gjatë këtij viti zënë 3.3% të
PBB-së.

“Mbështetje buxhetore për ofrimin e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit e arsimit bazë, nga klasa e parë në klasën e nëntë”, u shpreh ai.

Nga programi i ofrimit të librave falas përfitojnë 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Kjo është një mbështetje e përvitshme e qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor.

Shpërndarja e librave do të vazhdojë sipas një grafiku të caktuar në koordinim me mësuesit dhe prindërit, duke siguruar që të gjithë nxënësit të marrin tekstet e tyre në kohë.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›