E Hënë, 2 Nëntor 2026

Malaj: Po punojmë me ekspertizë ndërkombëtare për aktet nënligjore për bastet sportive

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në daljen për mediet pas mbledhjes së qeverisë, se së shpejti do të dalin aktet nënligjore sa i takon ligjit për bastet sportive.

I pyetur se pse nuk po zbatohet ligji për bastet sportive, Malaj tha se, “Ministria e Financave është duke punuar me aktet nënligjore për bastet”.

“Është edhe një akt, i cili është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë dhe shumë shpejt do të dalin të gjitha aktet e nevojshme në mënyrë që të mundësojmë edhe bastet online”, theksoi Malaj.

“Kërkohet punë dhe është marrë ekspertizë ndërkombëtare në mënyrë që kuadri ligjor për bastet sportive të jetë sipas standardeve më të mira ndërkombëtare”, përfundoi ministri.

/gj.m/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›