E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj në Forumin e Dohas në Katar: Pjesëmarrja e Shqipërisë, mundësi për forcimin e dialogut

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot në Forumin e Dohas në Katar, një nga platformat më të rëndësishme globale për dialogun dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Nën moton “Diplomaci, Dialog, Diversitet”, ky forum, sipas ministrit Malaj, mblodhi liderë, politikëbërës dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat që koha po na dikton, si dhe gjetjen e mënyra për të ndërvepruar në mënyrë më aktive.

“Në një botë ku kufijtë janë gjithnjë e më të padukshëm, bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet thelbësor”, theksoi Malaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj nënvizoi se “pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë platformë të nivelit të lartë është një mundësi e çmuar për të forcuar dialogun, për të promovuar politikat tona dhe për të kontribuar në zgjidhje të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik”.

Malaj shtoi se gjatë forumit pati mundësinë të takohej me homologët e vendeve të tjera dhe të ndante përvojat.

“Me shumë interes u prit edhe diskutimi nga Bill Gates, i cili theksoi rolin e rëndësishëm të inovacionit në arritjen e progresit”, nënvizoi Malaj.

1 nga 5

/m.q/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›