E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mali i Robit, Gonxhja: Hapësirat publike në plazhe janë të patjetërsueshme


TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një vizitë në plazhin e Malit të Robit, në Kavajë, ku u njoh nga afër me situatën në terren dhe zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me banorë të zonës.

Gjatë takimit, u diskutuan çështje që lidhen me hapësirat e plazhit publik, aksesin e qytetarëve dhe kushtet që duhet të ofrojë ky destinacion i rëndësishëm turistik për pushuesit vendas dhe të huaj.

Ministri Gonxhja dëgjoi shqetësimet dhe sugjerimet e banorëve, duke ritheksuar se e drejta për të shfrytëzuar hapësirat publike është e patjetërsueshme.

Ai nënvizoi gjithashtu se mirëmbajtja e tyre kërkon angazhim të përbashkët nga qytetarët, pushteti vendor dhe institucionet përgjegjëse.

“Do të vijojmë të jemi pranë komunitetit, jo vetëm për të evidentuar problematikat, por mbi të gjitha për të bashkëpunuar në gjetjen e zgjidhjeve konkrete që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve dhe rrisin cilësinë e shërbimeve për të gjithë”, u shpreh ministri Gonxhja.

Njëkohësisht ministri vuri në dukje edhe angazhimin për përmirësimin e infrastrukturës dhe menaxhimin më të mirë të hapësirave publike në zonat turistike të vendit.

1 nga 5

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›