Mamurras- Zjarr në një dyqan, dyshohet shkëndijë elektrike

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një dyqan në qytetin e Mamurrasit, duke shkaktuar dëme materiale.
Flakët përfshinë një byrektore, ku dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike.
Zjarrfikësit e Kurbinit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të izolonin përhapjen e flakëve, duke parandaluar dëme më të mëdha.
/rtsh.al/