E Martë, 3 Nëntor 2026

Manastirliu takon Granoff: Projekte të përbashkëta me AADF në fushën e arsimit

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti në një takim Michael Granoff, kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Gjatë takimit Manastirliu dhe Granoff  diskutuan për projektet e përbashkëta që po zbatohen në fushën e arsimit.

Ministrja Manastirliu tha se “këto projekte kanë qëllim nxitjen e inovacionit dhe qasjen në teknologji të nxënësve në arsimin parauniversitar, programeve të reja për arsimin e lartë përmes bashkëpunimit me diasporën akademike dhe universiteteve”.

“Gjithashtu edhe projekti për transformimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, që siguron vlerësimin periodik të sistemit arsimor përmes provimeve të shtetit, provimet e pranimit në mjekësi, provimet e licencimit të profesionistëve, njohjes së diplomave dhe certifikimeve në arsim”, tha Manastirliu.

Sipas saj këto projekte përmes bashkëpunimit me AADF do të ngrihen në një nivel të ri.

1 nga 8

/k.s/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›