“Mandat historik”, Rama në fjalimin e fitores paralajmëron ndryshime në qeveri dhe parti

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, gjatë fjalimit në tij në takimin e fitores me kandidatët fitues dhe jo fitues të 11 majit, ka paralajmëruar ndryshime në qeveri dhe në parti.
Ai tha se mandati i katër është historik, dhe gjithsecili duhet të japë më të mirën e tij për ta çuar vendin përpara.
Rama theksoi se në këtë moment historik duhen bërë disa gjëra ndryshe, dhe ëpr këtë është e nevojshme të bëhen disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri.
“Kemi garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin dhe kemi bërë histori me vendin tonë brenda kësaj dekade. Kemi mësuar se për t’i arritur këto suksese, duhet një punë e madhe me veten. Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt”, tha Rama.