E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD: Seanca të jetë publike, duam ekspertin tonë në mbledhje

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Më 16 tetor është parashikuar të mbahet seanca për shqyrtimin e afateve të mandateve të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Opozita i është drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, që në këtë seancë të ketë edhe një përfaqësues sipas parashikimeve ligjore.

Në një shkresë dërguar kreut të Kuvendit, të siguruar nga Top Channel, grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon akreditimin e ekspertit Marash Logu, ndërsa në seancë do të diskutohet për datën e fillimit dhe mbarimit të mandateve të gjyqtarëve të Kushtetueses.

Sipas PD, për shkak të rëndësisë dhe garantimit të transparencës, do të kërkohet që seanca të jetë publike dhe me praninë e medias.

Seanca do të zhvillohet bazuar në një kërkesë të Presidentit të Republikës, i cili ka kërkuar interpretimin e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›