E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandatimi i qeverisë së re, Begaj do të presë Ramën në Presidencë

Mesditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të presë në Institucionin e Presidentitn kryetarin e Partisë Socialiste, zotin Edi Rama për ta mandatuar për forminin e qeverisë së re.

Begaj do të mandatojë Edi Ramën për kryeministër, e më pas kabineti qeveritar i përgatitur tashmë nga ky i fundit, duhet të kalojë në Kuvend për votim së bashku me programin elektoral qeverisës.

Më pas, kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet përsëri presidentit Begaj me qëllim dekretimin e të 16 emrave të kabinetit qeveritar. Po ashtu të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të betohen përpara presidentit të Republikës për mbajtjen e detyrës për 4 vitet e ardhshme.

Ditën e djeshme kreu i qeverisë, prezantoi emrat e kabinetit të ri qeveritar me të cilin do të qeverisë vendin deri në vitin 2029.

KABINETI QEVERITAR RAMA 4/ E PLOTˠ

Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (Rikonfirmohet në detyrë)

Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendëson Ervin Hoxhën)

Elisa Spiropali –Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (Vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin)

Petrit Malaj – Ministria e Financave (Rikonfirmohet në detyrë)

Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (Vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin)

Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit (Mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)

Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit (Vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit)

Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (Vjen nga Italia)

Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (Vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit)

Diella – Anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, në proceset qeverisëse, një mandat për të ndikuar ritmin e proceseve të qeverisjes. Diella, shërbyesja e prokurimeve publike.

Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë (Pason Ulsi Manjën. Ky i fundit do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve)

Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes (Rikonfirmohet në detyrë)

Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Kryebashkiaku aktual i Cërrikut)

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (Pason Arbjan Maznikun)

Majlinda Dhuka –  Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë (Rikonfirmohet në detyrë)

Adea Pirdeni  – Ministre e Shtetit për antikorrupsionin (Rikonfirmohet në detyrë)

Toni Gogu – Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›