E Martë, 3 Nëntor 2026

Manja: Shqipëria e vendosur për të forcuar sigurinë kibernetike

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Në kuadër të projektit “CyberSEE” të BE dhe Këshillit të Evropës, u zhvillua sot një takim mes përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Evropës, Prokurorisë, Drejtorisë së Krimit Kibernetik dhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri me dije nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se, “qëllimi i takimit ishte analiza e Protokollit të Dytë Shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik dhe përafrimi i legjislacionit kombëtar për të garantuar zbatim sa më efektiv të këtij instrumenti ndërkombëtar dhe për të forcuar bashkëpunimin me autoritetet e huaja në luftën kundër krimit kibernetik”.

Sipas Manjës, “Shqipëria e vendosur për të forcuar sigurinë kibernetike”.

Objektivi i përgjithshëm i “CyberSEE” është forcimi i sundimit të ligjit, sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore dhe Turqi përmes një përgjigjeje më efektive ndaj sfidave të krimit kibernetik.

Sipas këtij objektivi të përgjithshëm, Projekti zbaton aktivitete në rajon me objektivin specifik për të arritur një përgjigje më efektive të drejtësisë penale të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Turqisë dhe Kosovës ndaj krimit kibernetik dhe provave elektronike.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›