E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndërtoi pa leje në plazh, procedohet penalisht një person në Sarandë

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Policia e Sarandës ka proceduar penalisht Xh. B., banues në Sarandë.

Sipas Policisë ai ka ndërtuar pa leje dy platforma, në një pjesë plazhi që ka në menaxhim.

Policia e Sarandës njoftoi gjithashtu se ka referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. O. dhe A. D., banues në Sarandë, pasi janë konstatuar duke kryer punime me ekskavator, në lagjen nr. 3, Sarandë, pa lejen e organeve përgjegjëse.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›