Manja: S’ia ka parë kush hajrin tokës. Korreshi: Të vijë kryeministri se na mori malli, ta puthim pak!

Batuta dhe të qeshura në Komisionin e Ligjeve. Teksa fjalën do e merrte deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, kreu i këtij komisioni, Ulsi Manja i sugjeroi që t’i binte shkurt fjalimit. Madje mes tyre nisi dhe shkëmbimi i batutave, ku Manja theksonte se askush s’ia ka parë hajrin tokës, ndërsa Korreshi theksoi se me atë punë ishte marrë.
Manja: Nuk e ka përgjegjësi Ministria e Drejtësisë për ASHK-në.
Korreshi: Po mirë, e anulojmë. S’jam azhornuar. Marr përgjegjësi. Ore se na ka marrë malet dhe për kryeministrin, se kemi parë më, ta puthim dhe ne një herë se na mori malli. (Qeshin në sallë).
Manja: Po dhe po erdhi, se mbërrin dot.
Korreshi: O shoku Ulsi, duke qënë se kryeministri nuk vjen ndonjëherë këtu, po ndërroj pyetjen. Te ASHK-ja ka një kullë roje, që po na fut frikën. E kishe ti më parë, por sia qëllove dot . Shikoni Kullën e Rojes e si ndani dot ato 500-cet. Ta them unë, e ke live-live. Po kaloj te pjesa e noterisë zoti ministër. Ka shumë noterë që bëjnë 2-3 herë transaksione për pronat. Dhe shohim që nuk iu hiqet liçensa, kur japin 2-3 transaksione për pronat. Raste konkrete. Nëna e noteres lidh një transaksion me kontakt premtim-shitje. I biri lidh kontratë me nënën dhe më pas shet noterinë. Nëna thotë se nuk e kam kontratën e parë. Edhe pse në regjistrin e parë ka referenca dhe datën kur është lidhur kontrata.