E Martë, 3 Nëntor 2026

Manjani: Mbi 7 mijë të rinj aplikuan në Programin e Kodimit

TIRANË, 30 prill/ATSH/ Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani tha se “mbi 7 mijë të rinj kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e kursit të trajnimit të Programit të Kodimit, që financohet nga qeveria shqiptare”.

Duke marrë fjalën në takimin që u zhvillua sot në Tiranë, me të rinj të fushës së teknologjisë dhe inovacionit që kanë kryer kursin e kodimit, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Manjani tha se, “ky programi i ndihmon të rinjtë ta orientojnë karrierën e tyre drejt teknologjisë, në profile të sigurta për të ardhmen në tregun e punës”.

Ajo i cilësoi si një hap të rëndësishëm investimet që ka ndërmarrë qeveria në drejtim të zhvillimit të teknologjive, veçanërisht për të rinjtë.

“Programi i Kodimit është një nga projektet më të mëdha të kurseve të trajnimit në fushën e teknologjisë, që mbështetet financiarisht nga qeveria. Të gjithë të rinjtë që kanë ndjekur këtë kurs janë subvencionuar me 50% të kostos totale, ndërsa janë financiar 100% të rinjtë që janë regjistruar si punëkërkues të papunë, me qëllim që të integrohen në tregun e punës”, tha Manjani.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›