E Premte, 6 Nëntor 2026

Maran publikon listën e Kombëtares për dy sfidat e fundit në Nations League - ATSH -

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit C1 në UEFA Nations League, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.

Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ka publikuar sot listën me 27 futbollistët e grumbulluar për këto dy përballje të rëndësishme të muajit nëntor.

Risia e vetme në këtë listë është mbrojtësi i Dinamo City, Ysni Ismaili, i cili merr për herë të parë ftesën për t’u bashkuar me Kombëtaren kuqezi.

Kuqezinjtë do ta nisin aventurën e nëntorit me ndeshjen ndaj Finlandës, që do të luhet më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Më pas, Shqipëria do të udhëtojë drejt Budapestit, ku më 15 nëntor do të përballet me Bjellorusinë, në stadiumin “Illovszky Rudolf”, në orën 18:00.

LISTA E FUTBOLLISTËVE TË GRUMBULLUAR

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha, Taulant Seferi.

Sulmues: Rey Manaj, Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Cristian Shpendi.

/gj.m/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›