E Hënë, 2 Nëntor 2026

Marine Le Pen e shpallur fajtore në apel, por mund të garojë për Presidencën në 2027

Gjykata e Apelit e Parisit ka lënë në fuqi dënimin e lideres së ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian, por ka zbutur masën ndaluese për kandidimin në poste publike, duke i hapur rrugën pjesëmarrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.

Vendimi i gjykatës i jep mundësi Le Pen të garojë për herë të katërt për presidencën e Francës, pavarësisht se është shpallur fajtore për akuzat që lidhen me përdorimin e fondeve të Parlamentit Evropian.

Trupa gjykuese e dënoi Le Pen me tre vjet burg, nga të cilat dy vjet janë pezulluar, ndërsa një vit do të kryhet nën mbikëqyrje elektronike, me vendosjen e një byzylyku elektronik. Gjykata la në fuqi edhe gjobën prej 100 mijë eurosh.

Marine Le Pen dhe figura të tjera të partisë së saj ishin akuzuar për keqpërdorimin e fondeve të Parlamentit Evropian, të cilat, sipas akuzës, u përdorën për të financuar aktivitetet e partisë në Francë, në vend që të shërbenin për punën parlamentare në Bruksel.

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›