E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshje për rritjen e mundësive profesionale në sektorin portual-detar

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Autoriteti Portual Durrës dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjes mes botës akademike dhe sektorit portual-detar.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga drejtori i APD-së, Liburn Aliu dhe rektori i UAMD-së, Shkëlqim Fortuzi.

Kjo marrëveshje synon rritjen e mundësive për praktikë, stazhe dhe specializime për studentët; zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe profesionale; përmirësimin e kurrikulave sipas nevojave të tregut të punës dhe nxitjen e punësimit të të rinjve në sektorin strategjik portual-detar.

Me këtë bashkëpunim, të dy institucionet angazhohen të krijojnë një urë të qëndrueshme mes edukimit dhe industrisë, duke mbështetur formimin e profesionistëve të rinj dhe zhvillimin e kapaciteteve në portin më të madh të vendit.

1 nga 2

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›