E Diel, 1 Nëntor 2026

Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të hëne, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen “Partizani”.

Berisha duhet të shkojë në Prokurorinë e Posaçme të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi  dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

Po sot, në orën 10:30, mbahet seanca e radhës në GJKKO, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, dy biznesmenë, e një notere. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›