Mashtrimi me kreditë, eksperti Soko: Për 20 mijë lekë të rinj ka paguar 10 milionë lekë

I ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSh, eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh se ka pasur shumë raste të cilat për shuma të vogla kredie konsumatore i është sekuestruar pasuria e patundshme.
Gjithashtu Pano theksoi se mikrokrediti në bashkëpunim me kompanitë e përmbarimit kanë përfituar asete apo vlera monetare të cila nuk përkonin fare me vlerën e detyruar.
“Së fundmi në media është bërë publik rasti që kanë sekuestruar pasuri të patundshme për kredi shumë të vogla. Vlera si 500 mijë lekë të reja, 400 mijë lek të reja, 600 mijë lek të reja. Këto janë kredi konsumatorë që shkojnë deri në 10 mijë dollarë.
Përdoret skema e bashkëpunimi të mikrokreditit dhe kompanive të përmbarimit të cilat në pa dijeni të personave ekzekutonin të gjithë pjesën ligjore duke marrë në përfitim të tyre asete apo vlera të tilla monetare që nuk përkonin fare me vlerën e detyrimit që kishin.
Jam vënë në dijeni të rasteve të cilët për shuma të tilla prej 200 mijë lekësh të reja debitorët janë detyruar të paguajnë dhe 1 milion e 200 mijë apo 1 milion e 400 mijë lek të reja që i bie diku tek 700%. E gjitha kjo është pikërisht për hir të këtyre luphollëve të vogla që ka lënë ligji dhe masave të pamjaftueshme që ka lënë ligji për ti ndëshkuar”, tha eksperti i ekonomisë Pano Soko.
/rtsh.al/