E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtruesi “zyrtar i shtetit”/ Arrestohet i riu nga Saranda, kishte mashtruar 35 biznese

Mashtronte bizneset duke u paraqitur si punonjës i Inspektoriatit Kombëtar të Territorit, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit e Tatim Taksave  dhe përfitonte shuma që varionin nga 200 deri në 600 euro për çdo rast.

26 vjeçari Luciano Mahilaj u arrestua   në  finalizim  të operacionit  të ndërmarrë nga  Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës dhe Komisariatin e Policisë Sarandë.

Sipas policisë 26 vjeçari kishte mashtruar me shumë se 35 biznese në Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Himarë, Orikum, Fier, Berat etj.

Mahilaj u kap në flagrance  duke marrë 56 000 lekë të reja nga një person në Sarandë.

Policia thotë se ra në gjurmët e tij pas denoncimit dhe bashkëpunimit të qytetarëve dhe drejtuesve të IKMT.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›