E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagosje në Korçë/ Sherri mes 4 personave nisi në një servis…

Plagosje me mjet të mprehtë, konflikt në një pikë servisi në lagjen 10.

Mësohet se një konflikt ka ndodhur brenda një servisi makinash mes 4 personave. Njëri prej tyre është dëmtuar dhe u dërgua me ambulancë në spital, mësohet se edhe të tjerët kanë dëmtime por nuk dihen ende rrethanat. Priten detaje ne vijim.

I plagosur ka mbetur Renaldo Xhixho, i cili ndodhet në spital përt ndihmë mjekësore. Renaldo Xhixho është pronar i një servisi për shërbim tapicerie në lagjen 10. Disa persona të tjerë i kanë shkuar pranë servisit dhe aty janë konfliktuar dhe më pas Xhixho ka mbetur i plagosur.

Shkaku mund të lidhet me pakënaqësi të klientëve ndaj punës së bërë nga Xhixho, por mbetet për tu zbardhur pas deklaratave të personave të përfshirë në ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›