E Diel, 1 Nëntor 2026

Masivet pyjore në Kukës, kujdes më i lartë gjatë verës për mbrojtjen nga zjarret të këtij druri dekorativ me vlera kurative

Agim Nokën e gjen në çdo kohë mes pyjeve të mështeknës në Novosej. Përkujdeset dhe e monitoron të gjithë masivin. Një dru i veçantë i cili para viteve 90 përdorej nga kombinati i prodhimit të armëve në Poliçan.

“Ky është dru i rrallë dhe rritet në zonat alpine kohë më parë këtë dryu e kanë përdorur për kasë për armët”, u shpreh Noka, Kryetar i Shoqatës së Përdoruesve dhe Mbrojtjes së Pyjeve. 

Mështekna njihet edhe për vlerat e larta kurative. Prej vitesh banorët e zonës, mbledhin gjethen e Mështeknës dhe lulet e saj.

“Sythet dhe qumështi i kësaj peme e përdorin edhe për veshkat”, tha ai.

Në zonën e Shishtavecit, Novosej e Topojan janë mbi 200 hektarë pyje me mështekën. Krahas rritjes natyrale, janë bërë pyllëzime nga Shoqata e Përdoruesve dhe Mbrojtjes se Pyjeve kryetar i së cilës është Agimi.

“Janë mbi 200 hektarë dhe ne si shoqatë nga viti 2000-2012 kemi bërë pyllëzime, i ruajmë nga zjarret apo prerjet”, tha ai.

Vitin e kaluar në këtë masiv u shfaq një vatër zjarri e cila përshkoi një sipërfaqe të konsiderueshme edhe pse përpjekjet e banorëve dhe strukturave përgjegjëse ishin maksimale.

 Gazetar: Bujar Muçmata

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›