E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura Shtetërore 2026, nga 9-10 korrik hapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro informoi sot se nga datat 9-10 korrik hapen aplikimet për “Matura Shtetërore 2026” për formularët A1 dhe A1Z për të kandidatët, të cilët duan të aplikojnë në institucionet e arsimit të lartë.

Kumbaro tha se aplikimi vlen për të gjithë maturantët e viteve të kaluara, por edhe ata që s’kanë arritur të aplikojnë në kohë.

Ministrja Kumbaro sqaroi se aplikimet kryhen më 9 dhe 10 korrik, nga ora 8:00 16:00 korrik nga ora 08.00-16.00.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit ngarkohen për zbatimin e tij Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar dhe institucionet arsimore.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›