Matura Shtetërore, shpallen rezultatet e provimit të gjuhës së huaj

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Qendra e Shërbimeve Arsimore shpalli sot rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për Maturën Shtetërore 2026.
Njoftimin e rëndësishëm për maturantët e bëri sot ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila ndau edhe linkun përkatës, ku çdo maturant mund të gjejë rezultatet e provimit.
Mbi 26 mijë maturantë po zhvillojnë këtë vit provimet e Maturës Shtetërore. Maturantët kanë dhënë deri tani provimin e gjuhës së huaj më 2 qershor, atë të gjuhës dhe letërsisë më 9 qershor, ndërsa pritet t’i nënshtrohen provimit të matematikës më 16 qershor dhe provimit me zgjedhje më 23 qershor.
Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore.
Rezultatet mund të gjehen në linkun: