E Martë, 3 Nëntor 2026

Mazniku: Shqipëria, shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka marrë pjesë në Forumin Global për Inovacionin në Sektorin Publik, i organizuar në Uashington.

Ministri Mazniku tha se “Shqipëria sot është një shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale në funksion të integrimit evropian e shërbimeve publike”.

Sipas Maznikut, në këtë forum të organizuar nga Banka Botërore, u diskutua edhe mbi përvojën e Shqipërisë në bashkëpunim me OpenAI për përafrimin me legjislacionin e BE-së.

“Po përdorim Inteligjencën Artificiale për të përshpejtuar përafrimin me legjislacionin e BE-së, paralelisht me rritjen e efikasitetit të administratës, transparencës dhe shërbimeve më pranë qytetarit”, u shpreh Mazniku në një postim në rrjetet sociale.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në Forumin Global për Inovacionin në Se... 1 nga 7

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›