E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbahet në Tiranë gara e “Triathlon”

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Në Liqenin e Farkës në Tiranë u mbajt sot aktiviteti “Triathlon”, ku 116 pjesëmarrës, profesionistë dhe amatorë garuan në tri disiplina: not, çiklizëm dhe vrap.

Fitues i garës sprint u shpall italiani Thomas Greco, i cili garoi vetë në të tri disiplinat. Fituesit e triatlonit Olimpik për meshkuj u shpallën: Eduart Dalla në vendin e parë, i dyti u rendit Albion Ymeri dhe në të tretin Strahinja Trakić.

Ishin 36 pjesëmarrës në sprint, prej të cilëve 3 ishin gra, të cilët garuan në një distancë 750 metra.

21 pjesëmarrës, 6 prej të cilëve gra, ishin në distancën olimpik, 1500 metra dhe iu nënshtruan të tre sporteve.

Ndërkohë, ishin 5 grupe olimpik dhe 15 grupe sprint, me nga tre pjesëmarres në grup: not, çiklizëm edhe vrap.

Mosha më e vogël ishte 13-vjeç ndërsa më e madhja 65-vjeç. Rreth 25 janë të huaj morën pjesë nga 10 shtete të ndryshme si: Greqia, Kosova, Serbia, Italia, Spanja, Maqedonia e Veriut, SHBA etj.

Roland Hysi, nga Drejtoria e Sportit të Bashkisë Tiranë dha më shumë detaje, ndërsa theksoi se është edicioni i pestë që po zhvillohet në kryeqytet.

Sipas tij, pjesëmarrja nga viti në vit është rritur ndjeshëm.

“Jemi në atmosferë të ngrohtë edhe si kohë, edhe si energjike: edicioni i 5-të që zhvillohet tregarëshi, në not, pedalim dhe vrap. Marrin pjesë jo vetëm por edhe amatorë. Është aktivitet me shumë rëndësi për kryeqytetin. Shpresoj se po japim sinjalet e duhura për s ai përket jetesës së shëndetshme, sportit dhe gjithëpërfshirjes. Është një aktivitet që nuk iu përket vetëm personave që garojnë në gara olimpike, por një aktivitet ku bashkia Tirane e kthen sportin nëpërmjet sportit dhe if ton të gjithë që të sfidojnë veten. Ka pasur rritje të pjesëmarrjes nga viti në vit. Është pak garë specifike se kërkon përgatitje fizike pak më të fortë. Distancat olimpike sa i përket tregarëshit është 1500 metra vrap, 20 km pedalim dhe 10 km vrap. E rëndësishme është se kemi bashkëpunëtor për herë të parë, një Federatë të Trigarëshit. Kemi pjesëmarrës nga 10 shtete si Greqia, Kosova, Serbia, Kanadaja, SHBA etj.”, u shpreh Hysi.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv ishte hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Përmes një njoftimi, Policia Bashkiake kishte njoftuar qytetarët që nga ora 08:00 – 13:00, do të kishte kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa segmente rrugore.

Mbahet në Tiranë gara e “Triathlon” Foto Florjan Abazaj 1 nga 17

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›