Mbahet protesta e 76-të në Tiranë për Zvërnecin

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Në Tiranë u zhvillua protesta e 76-të radhazi kundër investimit në Zvërnec, teksa sot morën pjesë edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.
Të rinjtë e diasporës u grumbulluan fillimisht në zonën e ish-stacionit të Trenit, prej nga nisën marshimin drejt sheshit “Skënderbej” dhe më pas drejt godinës së Kryeministrisë, ku është zhvilluar tubimi.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe në mbështetje të lëvizjes qytetare dhe thirrje për ndryshim politik. Ndër sloganet e shfaqura ishin “Nga Berlini me zemër për Shqipërinë!” dhe “Larg në distancë, bashkë në qëndresë!”.
E nisur si reagim ndaj ndikimit mjedisor të projektit turistik në Zvërnec, tashmë pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime politike dhe institucionale dhe shprehin shqetësimet e tyre për korrupsionin, meritokracinë, mundësitë e punësimit dhe largimin e të rinjve nga vendi.
Protesta e 76 në Tiranë, foto: Andrin Hoxha 1 nga 26/gj.m/j.p/