E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbante armë automatike në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Dishat”, duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje në fshatin Dishat, Konispol.

Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi H. L., 50 vjeç, banues në këtë fshat. Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatike dhe një karikator me 15 fishekë.

Operacioni u zhvillua në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si pjesë e punës së vazhdueshme për parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të ndodhnin si pasojë e armëmbajtjes pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›