E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbante armë në garazh, pranga 45-vjeçarit në Tiranë

TIRANË– Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi mbante të fshehur armë zjarri në garazhin e tij.

Gjatë kontrollit të garazhit dhe të banesës së 45-vjeçarit, në rrugën “Teodor Keko”, u gjetën  dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë e modifikuar për t’i vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe 1 shkop bejsbolli.

Grupi hetimor ka nisur punë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së 45-vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›