E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbështetja me naftë pa taksa, Bujari në Devoll shtoi sipërfaqen e mbjellë me mollë

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Prej 20 vitesh, Bujar Hoxha në Devoll i është përkushtuar  kultivimit të mollës dhe rrushit për verë, duke sjellë në treg produkte cilësore dhe të freskëta “Made in Albania”.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale historinë e tij, teksa vuri në dukje se, “mbështetja prej vitesh nga Skema Kombëtare për naftë ka qenë një shtysë e vazhdueshme për të shtuar sipërfaqet e mbjella dhe çuar përpara këtë angazhim, që kontribuon në rritjen e ekonomisë lokale”.

Denaj tha se “përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%”.

1 nga 3

/e.xh//a.f//r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›