E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbetet në qeli Ylli Zalla, gjykata konfirmon arrestin në burg

Gjykata e Tiranës ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ylli Zallën, i cili u arrestua pas muajsh në kërkim dhe do të vijojë të qëndrojë në qeli.

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim që prej nëntorit 2025, pasi dyshohet se ka pasur rol në atentatin e ndodhur në Rinas, ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Zalla u arrestua pak ditë më parë, pas shpërthimit me tritol në banesën e tij. Pas ngjarjes, ai publikoi video nga banesa, duke treguar se ndodhej aty dhe duke ngritur akuza ndaj autoriteteve.

Gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, Zalla ka mohuar sërish përfshirjen në atentatin e Rinasit, duke kundërshtuar dyshimet e ngritura ndaj tij.

49-vjeçari ishte bërë objekt i kërkimeve policore pas dyshimeve për përfshirjen në atentatin e nëntorit 2025. Në shkurt të këtij viti, gjatë një kontrolli në banesën e tij, Policia kishte zbuluar edhe një arsenal armësh.

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën “arrest në burg”, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar akuzat ndaj Zallës dhe rrethanat e plota të ngjarjeve që lidhen me të.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›