E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbeti i plagosur në aksidentin tragjik në Durrës, 8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën

Është stabilizuar gjendja shëndetësore e 8-vjeçarit, i cili mbeti i plagosur në aksidentin tragjik në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën.

Gazetarja Sonila Mlloja bën me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pas trajtimit intensiv, pritet të kalojë në pavion për vijimin e mjekimit. Mjekët konfirmojnë se ai do të vazhdojë të ndiqet nga specialistët për dëmtimet e marra.

Aksidenti ndodhi në zonën e ish-Kënetës, ku automjeti i drejtuar nga 57-vjeçari me inicialet N.R., goditi tre fëmijë. Fatkeqësisht dy prej tyre humbën jetën në vend, ndërsa i mituri 8-vjeçar u plagos rëndë.

Sipas hetimeve, humbja e kontrollit të makinës, si pasojë e drejtimit në gjendje të dehur, dyshohet të ketë qenë shkaku i aksidentit. 57-vjeçari rezultoi i dehur pas testit të alkoolit, ndërsa policia konfirmoi se ai ka qenë një shofer problematik në rrugë, ku i është pezulluar 2 herë patenta për parakalim të gabuar dhe tejkalim shpejtësie.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›