Mbi 5 orë negociata/ “Benz”-i i autorit i braktisur në një zonë kodrinore, çfarë po ndodh në Roskovec

Prej më shumë se 5 orësh vijojnë negociatat me autorin e krimit të rëndë në Roskovec Refit Buzi, i cili pas vrasjes së vjehrrit dhe plagosjes së ish-vjehrrës u arratis duke rrëmbyer edhe ish-partneren e tij.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja Laureta Roshi, makina e autorit, tip “Benz”, ngjyrë e bardhë është braktisur në një zonë kodrinore në Roskovec, ndërsa 35-vjeçari më pas është larguar më këmbë. Pas negociatave fillestare me policinë ai la të lirë të renë që e mbante prej disa orësh, por nuk ka pranuar ende të dorëzohet. Sipas raportimit, ai është larguar më këmbë për t’iu fshehur policisë në zonën me shkurre e pemë.
Ndërkohë mësohet se përveç forcave të policisë së Fierit në aksion marrin pjesë edhe forcat RENEA.
Refit Buzi qëlloi me armë gjahu prindërit e partneres së tij, Kosta dhe Belere Plaka. 58-vjeçari mbeti i vdekur në vend, ndërsa gruaja e tij është transportuar në spital, në gjendje të rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.