E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbi 60% e kutive të numëruara në Kosovë, si janë rezultatet

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë po vijon, ndërsa deri në mbrëmje janë numëruar mbi 60% e kutive të votimit.

Sipas rezultateve paraprake, Lëvizja Vetëvendosje mban vendin e parë me 42.79% të votave të numëruara deri tani.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.97%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 17.98% të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 7.82% të mbështetjes së votuesve.

Procesi i numërimit vijon në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa rezultatet pritet të ndryshojnë deri në përfundimin e plotë të numërimit dhe shpalljen e rezultateve zyrtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›