E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 85% e rrugëve me ndriçim në Velipojë, teknologjia LED përmirëson cilësinë e shërbimit

Ndriçimi rrugor në plazhin e Velipojës, një prej destinacioneve turistike më të frekuentuara në vend, paraqitet  në kushte optimale edhe gjatë këtij sezoni veror.

Vijimi i investimeve nga Bashkia Shkodër para nisjes së sezonit kanë zgjeruar ndjeshëm territorin e mbuluar me ndriçim, duke rritur sigurinë dhe lehtësuar lëvizjen e pushuesve gjatë orëve të mbrëmjes. Përgjegjësi i Ndriçimit Rrugor në Bashkinë Shkodër, Elsid Sadiku, bën të ditur se aktualisht mbi 85% e rrugëve të plazhit janë të pajisura me ndriçim, ndërsa është përmirësuar edhe cilësia e furnizimit me energji elektrike, në sajë të rritjes së parametrave të tensionit.

Një tjetër investim i rëndësishëm është kalimi i pjesës më të madhe të territorit në teknologjinë LED, që ofron ndriçim më cilësor për pushuesit.

Inxhinieri Sadiku thekson se ndërhyrjet në Velipojë do të vijojnë edhe në zonat që ende nuk janë mbuluar plotësisht, me synimin që vitin e ardhshëm të rritet më tej territori  i ndriçimit rrugor.

Gazetar: Virtyt Omari

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›