Mblidhet Këshilli për Legjislacionin, caktohen relatorët për vendimet e Kushtetueses

TIRANË, 30 prill /ATSH/ Nën drejtimin e Greta Bardelit, në cilësinë e kryesueses së Këshillit për Legjislacionin u zhvillua sot mbledhja e radhës e këshillit, me rend dite shqyrtimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Fillimisht Këshilli u njoh me përmbajtjen dhe vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese dhe më pas caktoi relatorët për çështjet.
Më konkretisht Këshilli vendosi që për shqyrtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetutese për pagat e gjyqtarëve, relatore të jetë Aulona Bylykbashi, si propozim i mazhorancës. Nga pakica parlamentare nuk pati propozim për relatorë.
Ndërsa për shqyrtimin e vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili shpalli të pavlefshëm vendimin e Kuvendit për ndryshimet në Rregulloren e tij, u caktuan si relatorë Gjin Gjoni, i propozuar nga opozita dhe Erion Malaj, i propozuar nga mazhoranca.
Këshilli për Legjislacionin vendosi që mbledhja e radhës të zhvillohet më datën 4 maj 2026, në të cilën relatorët do të paraqesin raportet mbi çështjet.
Mbledhje e Këshillit të Legjislacionit – Foto: Andrin Hoxha
Mbledhje e Këshillit të Legjislacionit - Foto: Andrin Hoxha 1 nga 6/m.q/r.e/a.f/