E Martë, 3 Nëntor 2026

Mblidhet në Zvicër Akademia Europiane e të Rinjve

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Akademia Europiane e të Rinjve (ENYA) zhvilloi sot ditën e parë të takimit vjetor në Bern, Zvicër, ku u zhvilluan një sërë diskutimesh dhe sesionesh të rëndësishme që prekin shkencën dhe shoqërinë sot.

Akademia e të Rinjve e Shqipërisë, me mbështetjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, u përfaqësua në këtë takim nga Belfjore Zifla dhe Klaudio Peqini.

Në këtë takim zhvilluan punime dhe workshope për diplomacinë shkencore, e cila prek çdo disiplinë shkencore sot.

Shkëmbimi i përvojave në këshillimin politik për institucionet e BE-së mund të ndihmojnë në identifikimin e praktikave më të mira të përshtatshme për nivelin e karrierës.

Në takim u diskutua për vlerësimin e kërkimit shkencor, ku u theksua se kërkuesit shpesh gjykohen në bazë të numrit të botimeve dhe jo për idetë e tyre. Po ashtu u vunë në dukje pikat e dobëta të procesit të “blind review”, për të tentuar përmirësimin apo ndryshimin e këtij procesi.

Në panel u diskutua po ashtu për diplomacinë shkencore dhe atë botërore, si dhe u prezantuan shembuj suksesi, si CERN-i, që përfaqëson një nga modelet më të suksesshme të bashkëpunimit shkencor botëror.

Gjithashtu në panel u diskutuan përvojat e aktorëve të ndryshëm me ndikim në nivel europian dhe botëror.

1 nga 10

/m.m/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›