E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrëmja Gala “Topi i Artë”, ja katër lojtaret e nominuara

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Ashtu sikurse edhe në edicionet e kaluara të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë”, një vëmendje e veçantë i jepet edhe futbollit të vajzave.

Trofeu më i rëndësishëm në këtë kategori është “Topi i Artë 2025” që do të diskutohet mes katër emrave shumë të njohur në futbollin e vajzave.

Katër të nominuarat për këtë trofe janë: Arbiona Bajraktari (futbolliste e Vllaznisë), Megi Doçi (kapitene e Vllaznisë), Xhesika Ndoj (futbolliste e Egnatias) dhe Xhulia Xhindole (futbolliste e Apolonisë).

Megi Doçi është fituesja në fuqi e këtij trofeu, teksa më 15 dhjetor do të vendoset se cila prej vajzave do të ngrejë lart “Topin e Artë” 2025.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›