Mbreti i Jordanisë në Shqipëri, takohet me Presidentin Begaj, dakordësohet thellimi i bashkëpunimit

Mbreti i Jordanisë, Abdullah bin Al-Hussein mbërriti këtë të premte në Shqipëri për një vizitë zyrtare, me ftesë të presidentit Bajram Begaj.
Ai u prit me një ceremoni solemne në Presidencë nga Begaj.
Pas ceremonisë, dy liderët zhvilluan një takim me dyer të mbyllura, të shoqëruar edhe nga delegacionet përkatëse.
Gjatë takimit, Begaj dhe mbreti jordanez diskutuan për rritjen e dialogut politik dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar.
Presidenti nënvizoi rëndësinë e rritjes së investimeve jordaneze në Shqipërisë, ndërsa veçoi edhe mbështetjen që sipas tij, Jordania ofron për Kosovën për njohje të reja dhe hyrje në organizmat ndërkombëtarë./vizionplus.tv