Mbyllet 0-0 pjesa e parë e miqësores Shqipëri – Izrael

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Shqipëria dhe Izraeli janë ndarë në barazim 0-0 pas 45 minutave të para në stadiumin “Air Albania”, në sfidën miqësore të mbrëmjes së sotme që shënon debutimin e trajnerit italian Rolando Maran në pankinën kuqezi.
Pjesa e parë u karakterizua nga ritëm i mirë dhe disa tentativa nga të dyja skuadrat, por pa arritur të zhbllokohej rezultati. Shqipëria u shfaq më kërkuese në fazën sulmuese, me Kristjan Asllanin që provoi dy herë nga distanca në minutat 18 dhe 22, por pa gjetur kuadratin.
Një tjetër rast i mirë për kuqezinjtë erdhi në minutën e 10-të, kur Elseid Hysaj krosoi në zonë, ndërsa tentativa me kokë e Anis Mehmetit përfundoi mbi traversë. Në minutën e 43-të, Armando Broja depërtoi në zonë dhe provoi të godiste drejt portës, por u ndal nga mbrojtja izraelite.
Edhe Izraeli krijoi momente rreziku, ku më i spikaturi ishte ai i minutës së 15-të, kur Glukh provoi me një goditje të rrezikshme drejt shtyllës së largët, por pa gjetur portën.
Në fund të pjesës së parë, rezultati mbetet i pandryshuar 0-0, ndërsa pritet që pjesa e dytë të sjellë më shumë emocione në “Arena Kombëtare”.
Miqesorja Shqiperi-Izrael; fotoreporter Andrin Hoxha 1 nga 26/gj.m/r.e/