E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbytet 50 vjeçari në plazhin e Durrësit/ Detaje, pushuesit nxorën trupin nga uji dhe dhanë ndihmën e parë

Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Burime nga vendi i ngjarjes thone për ABC news se 50 vjecari ishte duke u lare disa metra larg bregut dhe në një moment dallgët e kanë tërhequr në thellësi. Kanë qenë plazhistët e tjerë të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga uji dhe gjithashtu tentuan t’i jepnin ndihmën e parë por 50 vjecari nuk ka mundur të mbijetonte.

Në zonën e sektorit Rinia, e cila ndodhet disa dhjetra kilometra në veri të qytetit të Durrësit është një zone e rrezikshme sidomos pas orës 13.00 kur edhe bregdeti përfshihet nga dallgë të larta.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›