E Diel, 1 Nëntor 2026

Më 9 mars nis gjyqi për kryebashkiakun Erion Veliaj

Do të nisë më 9 mars gjyqi për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjyqtarja Engjëllushe Tahiri ka caktuar seancën e parë të themelit në orën 09:30.

Në këtë seancë pritet që Gjykata e Posaçme të vendosë për kalimin për gjykim të dosjes në narkim të Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xixa dhe 28 personave e shoqërive.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar, pasi ndaj tij janë ngritur akuza për korrupsion dhe pastrim parash.

Të pandehur për këtë dosje janë dhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erjon Veliajt, si dhe 28 persona e shoqëri. Ai akuzohet për përfshirje në disa raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe me disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›