Pas përleshjeve në protestën e opozitës, katër të rinj dalin me masën ‘detyrim paraqitje

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë katër protestuesit e Partisë Demokratike, të arrestuar pas protestës së dhunshme të datës 28 shkurt.
Protestuesit, të identifikuar si Leonardo Marku, Robespier Dervishaj, Doris Rista dhe Sergei Rapo, akuzoheshin për hedhjen e molotovëve dhe akte dhune gjatë tubimit.
Vendimi i gjykatës përcaktoi masë sigurie “Detyrim paraqitje”, dy herë në muaj, duke i lënë të lirë përkohësisht, por nën mbikëqyrje.
Kujtojmë se protesta e opozitës në 28 shkurt mori një kthesë të papritur kur dhjetëra molotovë dhe fishekzjarrë u hodhën drejt ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha, e cila pas restaurimit është shndërruar në një qendër arti që pret artistë vendas dhe ndërkombëtarë.
/rtsh.al/