Më pak hotspote me inerte në Shkodër, pastrim i vazhdueshëm në njësinë administrative Rrethina

Nga 10 hotspote inertesh, që u evidentuan në njësinë Administrative Rrethina të Shkodrës disa muaj më parë, sot janë vetëm 2 të tilla. Pastrimi i tyre kryhet në mënyrë periodike thotë Administratori Gerald Hasaj.
“Pra disa kohësh ka pasur mbi 10 pika problematika, sot kemi vetëm dy te Varrezat e Dëshmorëve dhe një tjetër te Fusha e Aviacionit. Me pastrimin po procedon edhe firma kontraktuese, e cila ka qenë serioze dhe jemi të kënaqur”, u shpreh Hasaj.
Në aksin nacional shërbimi i pastrimit është i përditshëm ndërkohë që në fshatra bëhet 3-4 herë në javë.
“Itinerari i pastrimi në është kryer çdo ditë në akset nacionale, ndërsa në disa fshatra të tjera bëhet një ditë po një ditë jo”, tha ai.
2 pikat më problematike sa i takon hedhjes së inerteve mbeten Varrezat e Dëshmorëve dhe zona tek ish-Fusha e Aviacionit. Zona që janë pak të populluara dhe duket se favorizojnë edhe veprime të paligjshme për individë apo subjekte të caktuara. Ndonëse disa herë institucionet kanë lajmëruar se do të ketë penalitete për çdokënd që hedh mbetje në vende jo të lejuara.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/