Më pak se dy orë nga protesta-foltore e PD/ “Blindohet” Kryeministria, lyen me graso shtyllat në zonë

Partia Demokratike zhvillon sot, në orën 18:00 para kryeministrisë, protestën-foltore të rradhës.
Ndërkohë, nga ana e policisë ka nisur puna për vendosjen e perimetrit rrethues të godinës. Ndërsa janë blinduar hyrjet e kryeministrisë dhe janë lyer me graso shtyllat në zonë.Prej orës 15:00 ka nisur bllokimi i trafikut në disa akse rrugore pranë vendit të protestës, ndërsa është blinduar edhe dera e Kryeministrisë.
Mësohet se leja për protestën është marrë në Policinë e Tiranës për intervalin kohor nga ora 18:00 deri në orën 20:00.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.