Kryeministri prezanton projektin e librit të ri, Rama: Jam “dashnor” i gjuhës shqipe

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se është duke përgatitur një libër të ri, i cili sipas tij lidhet me “fjalët e sofrës së iftarit” dhe me kënaqësinë që i jep gjuha shqipe. Deklaratat u bënë gjatë episodit më të fundit të podcastit “Flasim”.
Në podcast ishte e ftuar gjuhëtarja Natasha Shuteriqi, e cila analizoi stilin gjuhësor të Ramës, duke e cilësuar si një sintaksë “të çuditshme, por shumë shqipe”.
Kreu i qeverisë u ndal gjatë te pasioni për gjuhën shqipe, ai përmendi gjithashtu ndikimin që, sipas tij, kanë pasur personalitete si Petro Zheji në formësimin e marrëdhënies së tij me shqipen, ndërsa shprehu shqetësimin për mënyrën si “po përçudnohet” gjuha në ditët e sotme.
Gjatë bisedës, Rama dhe të ftuarit vunë në dukje mangësitë gjuhësore që shfaqin të rinjtë sot, duke u ndalur edhe te nevoja për ndryshime në kurrikul. U propozua futja e gjuhës shqipe si lëndë e detyrueshme edhe në universitete.
Gazetare: Rugova Dunisha
/rtsh.al/