Me pushime në Durrës, 15-vjeçari polak rrëzohet nga kati i katërt i banesës

Një 15-vjeçar polak i cili ndodhej me pushime në vendin tonë është rrëzuar nga kati i katërt i një shtëpie pushimi në Durrës.
Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur aksidentalisht.
I mituri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.
“Më datë 16.07.2025, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi, një 15-vjeçar, shtetas polak. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia./vizionplus.tv