Medaljet e lojerave olimpike prej ari, argjendi, bronzi dhe... gur nefriti
Nga John Chalmers*
Per kinezet ai perfaqeson bukurine, fisnikerine, perfeksionin, pushtetin dhe pavdekshmerine dhe te gjithe fituesit e medaljeve ne Lojerat Olimpike do te marrin pak gur nefriti. Per here te pare ne historine olimpike, medaljet e arit, argjendit dhe bronxit do te kene pervec metalit te cmuar, nje disk te brendshem prej gurit te njohur ne Kine qe prej 5 000 vjetesh si "guri perandorak". "Guri i nefritit eshte nje element qe shume njerez ne te gjithe boten e lidhin me Kinen, dhe historikisht ai eshte konsideruar si guri imperial", tha nje zedhenes i firmes minerare Jade BHP Billiton. Kompania ka siguruar metalet nga Australia dhe Kili per 57 000 medaljet prej ari, argjendi dhe bronzi qe do te shperndahen ne Lojerat Olimpike. I ruajtur si thesar nga perandoret e lashte te mbreterive te Mesjetes, guri i nefritit njihet si nje gur ngjyre jeshil, por sipas Shoqates se Gureve me Ngjyre, siperfaqja e tij e lemuar dhe me shkelqim shfaqet edhe ne nuancat e te bardhes, grise, te zezes, te verdhes, portokallise dhe nje violete te lehte.
Rrathet prej nefriti jane mbajtur qe prej nje kohe te gjate nga shkencetaret dhe gjeneralet ne Kine si nje shenje prestigji, por guri eshte gjithashtu i parapelqyer nga miliona njerez qe besojne se ai i ruan nga shpirtrat e keqij. Pjesa e perparme e medaljeve te Pekinit paraqet nje fotografi te Nikes, perendesha greke e fitores the nje pamje e stadiumit panathenik grek. Pjesa e pasme eshte e perbere nga nje pjese kryesore prej metali ku eshte gdhendur emblema olimpike Pekinit dhe ne brendesi ka gur nefriti nga krahina perendimore e Qinghait, ku ne medaljen e arit do te jete e nje nuance te lehte, ne te argjendit ne nje te bardhe me nuanca te te gjelbres, ndersa tek e bronzit ne jeshile.
Komitetit Olimpik Nderkombetar ka kushte strikte per peshen, dizajnin dhe permasat e medaljeve. Medalja per kampionin dhe vendin e dyte eshte prej argjendi te paster, medalja e fituesit duhet te jete e veshur me ar qe te peshoje jo me pak se gjashte grame. Medaljet e bronzit jane bere prej bakri.
(*)Reuters