E Diel, 1 Nëntor 2026

Media izraelite: Netanyahu po përgatitej të godiste 15 objektiva iraniane pas shkeljes së armëpushimit, përpara se Trump ta ndalonte

Izraeli ishte gati të niste një sulm të madh ushtarak kundër Iranit mëngjesin e djeshëm, në përgjigje të shkeljes së armëpushimit nga Teherani duke lëshuar raketa në veri.

Megjithatë, siç zbulon Channel 12 i Izraelit, operacioni u anulua në minutën e fundit pas një telefonate nga Donald Trump.

Sipas raportit, plani parashikonte sulme ndaj 15 “objektivave të rëndësishëm të regjimit iranian”.

Gjatë telefonatës me kryeministrin izraelit, presidenti amerikan i kërkoi atij në mënyrë të qartë të anulonte operacionin.

Pas telefonatës, Izraeli goditi vetëm një pikë radari në veri të Teheranit./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›