Trump: Irani nuk do të kishte rënë dakord për armëpushim nëse objektet bërthamore nuk do të shkatërroheshin. Rutte: Sulmi i SHBA-së mbresëlënës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur për gazetarët në Samitin e NATO-s në Holandë, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte.
Donald Trump beson se Irani nuk do të ndërtojë armë bërthamore për një kohë të gjatë.
Trump këmbënguli se sulmet amerikane shkaktuan një “zhdukje totale” të objekteve bërthamore të Iranit.
“I believe it was total obliteration. They didn’t have a chance to get anything out because we acted fast”
Donald Trump has says he is “very proud” of Israel and Iran for agreeing to a ceasefire. pic.twitter.com/Ou0lIdmcpw
— Sky News (@SkyNews) June 25, 2025
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, mbështeti Trump duke thënë se ishte një mision “i përsosur” që shkaktoi shkatërrime.
“Çdo vlerësim që thotë se ishte diçka tjetër është spekulim me motive të tjera.”
Hegseth i referohet drejtpërdrejt raportit të inteligjencës, në cilin thuhej se programi bërthamor i Iranit është penguar vetëm me “disa muaj”.
Hegseth tha se raporti është “paraprak” dhe me “besim të ulët”.
Trump: Irani nuk do të kishte rënë dakord për armëpushim nëse objektet nuk do të shkatërroheshin
Trump përsëriti se sulmi amerikan ndaj centraleve bërthamore të Iranit “ishte një sulm shkatërrues” i cili “i la ata në baltë”.
Ai thotë se nëse objektet e tyre nuk do të shkatërroheshin, atëherë qeveria iraniane nuk do të kishte rënë dakord për një armëpushim.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio ndërhyri dhe komentoi raportin e publikuar nga inteligjenca.
“Çdo gjë poshtë atij mali është në gjendje të keqe”, tha ai, duke shtuar se Irani është “shumë prapa” në programin e tij bërthamor sesa ishte një javë më parë.
Edhe Rutte mbështeti deklaratat e Trump dhe Rubios duke thënë se SHBA-të “shkatërruan kapacitetin bërthamor të Iranit”.
“Sulmi u krye në mënyrë mbresëlënëse”, tha Rutte./vizionplus.tv